Moti i keq në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë-Vermosh, rrëshqitje gurësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Moti i keq në Shkodër, bllokohet pjesërisht aksi Tamarë-Vermosh, rrëshqitje gurësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut Shkodër. Sipas raportimit të Prefekturës, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, por janë evidentuar rrëshqitje gurësh dhe dherash në disa akse rrugore, si dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Problematika më e theksuar është regjistruar në Bashkinë Malësi e Madhe. Në zonën e Dobrit, rritja e nivelit të ujit në digën e Selcës ka sjellë prurje të shumta në përrua dhe depozitim të materialeve inerte, duke bllokuar rrugën. Ndërkohë, në zonën e Gropave të Selcës janë konstatuar rrëshqitje gurësh. Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, është bllokuar pjesërisht edhe aksi rrugor Tamarë-Vermosh. Firma kontraktuese ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e rrugës dhe rikthimin...