Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nën hetim, dyshohet se u paraqit si avokate pa licencë
Dhoma e Avokatisë së Shtetit të Kalifornisë ka nisur një hetim ndaj ish-zëdhënëses për media të Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, pas pretendimeve se ajo është prezantuar vazhdimisht si avokate, ndonëse nuk ka kaluar asnjë provim për ushtrimin e profesionit. Sipas mediave amerikane, hetimi vjen pas një ankese të paraqitur muajin e kaluar nga organizata jofitimprurëse “Campaign for Accountability”, e cila pretendon se Zacharia ka përdorur në mënyrë të paligjshme titullin dhe kredencialet e avokates gjatë paraqitjeve të saj publike. Në ankesë thuhet se Zacharia, e diplomuar në drejtësi në Universitetin “Pepperdine” në vitin 2011, nuk ka kaluar provimin e avokatisë as në Kaliforni dhe as në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së. Organizata pretendon se ajo është prezantuar si avokate gjatë paraqitjeve në emisione televizive...
Burimi:
javanews.al