Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, deklaroi të enjten në Dhomën e Deputetëve se kërcënimet me bomba të drejtuara ndaj mijëra shkollave në të gjithë vendin synonin krijimin e kaosit dhe destabilizimin e institucioneve publike. Sipas tij, ato nuk përbënin një rrezik konkret për sigurinë. Kërcënimet me bomba në shkollat italiane nisën t'u dërgoheshin institucioneve arsimore më 11 nëntor, por nuk sollën asnjë rrezik real për nxënësit apo stafin arsimor, raportoi agjencia e lajmeve ANSA. “Nuk ka pasur kurrë ndonjë rrezik material, as ndonjë rrezik konkret për sigurinë e fëmijëve tanë”, deklaroi ministri para deputetëve. Ai i cilësoi incidentet si përpjekje për të krijuar pasiguri dhe për të dëmtuar besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore. Sipas Piantedosit, qëllimi i këtyre veprimeve ishte pikërisht goditja...
Burimi:
kohajone.com