Sulmet ruse në Kiev vrasin të paktën tre persona, dëmtojnë ura

Sulmet ruse në Kiev vrasin të paktën tre persona, dëmtojnë ura

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftuan zyrtarët vendas. Sipas kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, raketat balistike goditën tri ura në kryeqytetin ukrainas, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në gjithë qytetin. “Si pasojë e sulmit balistik ndaj kryeqytetit, është dëmtuar ura e Podilit. Qarkullimi nga bregu i djathtë në atë të majtë të lumit është aktualisht i bllokuar. Është dëmtuar edhe ura e Darnitskit”, shkroi Klitschko në Telegram më 20 nëntor. Ai tha gjithashtu se ura Jugore, e cila ishte shënjestruar edhe më parë nga sulmet ruse, u godit sërish, por nuk specifikoi nëse kishte pësuar dëme. “Si pasojë e goditjeve është dëmtuar edhe një objekt i infrastrukturës...