Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri në “Ujin e Ftohtë”, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara. Pasuritë janë kaluar në pronësi të shtetit me vendim të gjykatës, pas kërkesës së organit të akuzës. Sipas Prokurorisë, hetimet zbuluan se për njohjen dhe kthimin e një sipërfaqeje prej 32 mijë metrash katrorë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar. Pas përfitimit dhe regjistrimit të pronës në vitin 2009, janë kryer një sërë veprimesh juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e pasurisë në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së saj të paligjshme. Në këtë çështje është marrë i pandehur shtetasi me inicialet P.P.,...
Burimi:
javanews.al