Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dymujore, si dhe zëvendësimin e masës së sigurisë. Në seancën e sotme, Elisabeta Mataj nuk ishte e pranishme, ndërsa në sallën e gjyqit nuk u paraqit as prokurori Garment Frëngu. Sipas avokatit të Matajt Ilia Ilia, klientja e tij nuk donte të merrte pjesë në seancë, por ai e quajti të paligjshme mungesën e prokurorit në seancë.