Aksident tragjik në Orikum/ Përplasen 2 makina, ndërron jetë 62-vjeçari, disa të huaj të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, sipas burimeve për SYRI-n, ka humbur jetën një 62 vjeçar, Xhevair Xhelili i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve. Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë te huaj të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.te plagosurit jane dhoqeruar ne ambjentet e spitalit te Vlores , ndersa personi qe ka nderruar jete eshte shoqeruar ne morgun e spitalit. Vlorë/ Informacion paraprak...
Burimi:
syri.net