Largohet Besmir Beja, drejtimin e Doganave e merr Fation Shehu

Largohet Besmir Beja, drejtimin e Doganave e merr Fation Shehu

Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për tu kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e premte emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.