Çepani nuk e fsheh ambicien për Bashkinë e Tiranës: Nëse më propozon protesta, e shqyrtoj kandidimin
Gara për Bashkinë e Tiranës mund të ketë një tjetër emër nga radhët e aktivistëve të protestës. Edlira Çepani nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për drejtimin e kryeqytetit, por ka vendosur një kusht: propozimi duhet të vijë nga sheshi dhe të mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. E ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Çepani u pyet drejtpërdrejt nëse e shihte veten si kandidate të mundshme për Tiranën dhe nëse mund të ishte një emër konsensual për opozitën. Përgjigjja nuk ishte një “jo”. “Ka një lojtar të ri shumë të fortë, që është sheshi, është protesta”, deklaroi Çepani, duke argumentuar se kandidati duhet të dalë nga qytetarët dhe më pas të marrë mbështetjen e partive opozitare. “Ambicia...
Burimi:
javanews.al