Qyteti i kthyer në ferr nga Houthët, nënat gënjejnë fëmijët për të fshehur tmerrin e luftës
Në qytetin jemenas të Taizit, të rrethuar nga luftëtarët Houthi, jeta është kthyer në një betejë të përditshme për mbijetesë. Ashuaq, një nënë e tre fëmijëve, përpiqet të mbrojë të birin 11-vjeçar nga tmerri i luftës, duke i thënë se shpërthimet që dëgjon janë thjesht fishekzjarrë. Por ajo e di se djali është mjaftueshëm i rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth tij, pasi pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar mes luftimeve. “Ndonjëherë më duket sikur qyteti është kthyer në një burg gjigant”, rrëfen ajo. Situata është përkeqësuar ndjeshëm muajin e kaluar, kur forcat Houthi e rrethuan plotësisht qytetin, duke ndërprerë lidhjet e tij me pjesën tjetër të vendit. Taizi, ku jetojnë rreth 600 mijë deri në një milion banorë,...
Burimi:
javanews.al