Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja të problemeve në flotë

Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja të problemeve në flotë

Nëndetësja bërthamore HMS Vengeance e Marinës Mbretërore është kthyer në Skoci pas një misioni 217-ditor nën ujë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 205 ditësh të vendosur nga HMS Vanguard në prill. Sipas ekspertëve, këto dy rekorde radhazi nuk tregojnë forcën e Marinës Mbretërore, por probleme brenda flotës së nëndetëseve bërthamore, shkruan Euronews. Zgjatja gjithnjë e më e madhe e misioneve lidhet me vonesat në përfundimin e mirëmbajtjes së nëndetëseve të vjetruara dhe me presionin e rëndë psikologjik mbi personelin, sipas ekspertëve të cituar nga Euronews. Specialisti i nëndetëseve bërthamore David Cullen i tha të përditshmes britanike The Guardian më 15 nëntor se nëndetëset e klasit Vanguard ishin projektuar fillimisht për misione prej rreth tre muajsh. Cullen shtoi se edhe ky afat shihej si kohë...