Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës
Shifra rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor. Aeroporti i Tiranës është më i madhi në Rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe nga aeroportet më të kërkuar në Europë, falë standartëve moderne si dhe kërkesës për turizëm në Shqipëri. Investimet e Grupit Kastrati në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po kontribuojnë në zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për udhëtarët. Punimet për zgjerimin e aeroportit janë një përgjigje konkrete ndaj rritjes së vazhdueshme të numrit të pasagjerëve dhe nevojës për një infrastrukturë që përballon flukse...
Burimi:
kohajone.com