Fation Shehu emërohet drejtor i ri i doganave
Fation Shehu TIRANË- Fation Shehu është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke marrë kështu drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Besmir Bejës. Besmir Beja u largua nga detyra në muajin tetor, në kuadër të valës së ndryshimeve në administratën publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që preku 132 institucione në vend.
Burimi:
zeri.ai