Lëvizje për zgjedhjet e 2027-ës? Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e PS-së në Kryeministri
kryeministria TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të premteje ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Kryeministri. Në takim kanë mbërritur ministrat dhe përfaqësuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Sipas informacioneve paraprake, në mbledhje pritet të diskutohet organizimi i strukturave të PS-së në qarqe, koordinimi i angazhimit elektoral në të gjithë vendin, si dhe forcimi i komunikimit me qytetarët. Takimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të socialistëve për procesin e ardhshëm zgjedhor vendor, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai