Europa kërkon inspektime në objektet bërthamore të Iranit! Teherani refuzon
Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Britania kanë shprehur shqetësim të fortë për kufizimet e vendosura nga Irani ndaj inspektorëve ndërkombëtarë të objekteve bërthamore, duke i kërkuar Teheranit të lejojë rifillimin e kontrolleve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Në një deklaratë të përbashkët, katër vendet theksojnë se ka pasur pak ose aspak përparim në verifikimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, pasi agjencia ndërkombëtare nuk ka marrë aksesin e nevojshëm për të kryer inspektimet. Sipas raportit të IAEA-s, autoritetet iraniane kanë refuzuar lejimin e kontrolleve, duke argumentuar se situata e sigurisë është përkeqësuar për shkak të luftës. Agjencia bën të ditur se nuk ka marrë informacion mbi gjendjen e objekteve bërthamore të deklaruara nga Irani dhe materialet bërthamore që ndodhen në to. Inspektorëve nuk...
Burimi:
syri.net