Deco: Raphinha si numër 9 i ndryshoi idetë tona në merkato. Schlotterbeck? Më mirë të mos flasim për të…

Deco: Raphinha si numër 9 i ndryshoi idetë tona në merkato. Schlotterbeck? Më mirë të mos flasim për të…

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për strategjinë e merkatos së klubit në një intervistë për “Radio Catalunya”, duke shpjeguar se përforcimet e verës i kanë dhënë Hansi Flick mundësi të reja taktike: “Futbolli ndryshon dhe bashkë me të edhe merkatoja. Në fund të sezonit të kaluar, trajneri na tha se dëshironte ta shihte Raphinha në pozicione të tjera. Afrimi i Gordon dhe Adeyemi na mundëson pikërisht këtë. Trajneri kërkon vazhdimisht ndryshime pozicionale, duke e aktivizuar si numër 10 ose si sulmues fals 9”. Për sulmin, ai shtoi: “Situata e Julián, e kombinuar me paraqitjen e shkëlqyer të Raphinha si numër 9 në ndeshjen e parë, ndryshoi mënyrën tonë të të menduarit. Këto janë gjërat e bukura të futbollit”. Sa i përket mbrojtjes, Deco...