Kompany pranon: Problemi shëndetësor ishte një tronditje për mua, por tani jam shumë mirë

Kompany pranon: Problemi shëndetësor ishte një tronditje për mua, por tani jam shumë mirë

20 Nëntor 2026 9:16 Telesport Pas një problemi shëndetësor dhe disa javësh larg fushave, Vincent Kompany është optimist për rikthimin e tij në aksion me Bayern Munich. Trajneri belg ka dy ditë që drejton skuadrën e tij në seancat stërvitore. “Në fakt, duhet të them se jam shumë mirë,” deklaroi trajneri gjatë konferencës së tij të parë për shtyp që nga rikthimi. “I kam kryer të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore“, shtoi me tej Kompany. Më tej, ai theksoi: “Rezultatet ishin pozitive, duke treguar se nuk ka pasur komplikacione afatgjata. Kam punuar për të rifituar ekuilibrin tim”. Sipas Kompany, problemi shëndetësor erdhi si pasojë e një infeksioni që nuk ishte trajtuar plotësisht. “Nuk i kushtova vëmendjen e duhur trupit tim,” vuri në dukje ai. “Nuk...