De Winter: Ndihem mirë te ky Milan. Amorim është njëri prej nesh, jeton me grupin

De Winter: Ndihem mirë te ky Milan. Amorim është njëri prej nesh, jeton me grupin

Mbrojtësi i Milanit, Koni De Winter, ka folur mbi momentin e tij, marrëdhënien me trajnerin Amorim dhe shokët e skuadrës. “Po luaj shumë dhe kjo është bukur. Po kujdesem më tepër për trupin dhe shëndetin, por akoma më bukur është të fitosh ndeshjet”, – tha belgu. Për rolin e tij në skuadër: “Ndihem mirë te ky Milan dhe përpiqem të jap maksimumin. Ndoshta kam një rol më të rëndësishëm, por dua të bëj pjesën time dhe të ndihmoj shokët”. Për Amorim: “Është shumë njerëzor, njëri prej nesh. Qesh, argëtohet, por di të jetë serioz kur duhet. Jeton me grupin, e ndiejmë pranë vetes. Është bukur të punosh për të”. De Winter pranoi se humbjet ndaj Bologna dhe Ferencvaros duhet të shërbejnë si mësim: “Jemi shumë të...