Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 mln € prona të përfituara me dokumente false, pronari u dënua me 7 vite burg
Prokuroria e Vlorës VLORË- Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme tek 'Uji i Ftohtë" me vlerë 16 milionë euro, të cilat dyshohen se janë të përfituara me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për pasuri të një shtetasi me iniciale P.P, i cili në përfundim të hetimeve është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas njoftimit, nga hetimet rezulton se për njohjen dhe kthimin e një sipërfaqeje 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, është përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar. Më pas, kjo pronë është ndarë dhe kaluar në emër të disa personave të tjerë. Konfliskimi përfshin 10 pasuri të paluajtshme, prona fillestare prej 32.000 m2 dhe 9 të tjera që rrjedhin prej saj,...
Burimi:
zeri.ai