Grevë e përgjithshme në Itali, tubimet dhe marshimet në 100 sheshe ‘paralizojnë’ vendin
itali ITALI- Italia është përfshirë këtë të premte nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe e thirrur nga sindikata më e madhe e Italisë Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës (CGIL), me demonstrata, marshime dhe tubime në 100 sheshe. Që prej orëve të mëngjesit punonjës dhe studentë kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshime në modelin social dhe ekonomik, ndërsa vendi është paralizuar në sektorët publikë dhe privatë, shkolla, kujdesi shëndetësor, zyrat publike dhe transportin lokal. CGIL, e udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Maurizio Landini, thotë se po proteston kundër rritjes së kostos së jetesës dhe politikës ekonomike të qeverisë. Sindikata kundërshton rritjen e shpenzimeve kombëtare për riarmatim dhe thotë se po investohet shumë pak në politikat sociale, kujdesin shëndetësor dhe arsim. Nën sloganin "Il...
Burimi:
zeri.ai