U konfiskua nga shteti, ish-bar kafeja kthehet në galeri arti! Demo: Mbështetje për njerëzit në nevojë

U konfiskua nga shteti, ish-bar kafeja kthehet në galeri arti! Demo: Mbështetje për njerëzit në nevojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vizitoi një galeri arti të ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti. Gjatë vizitës, ministri u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synimin që pasuritë dhe vlerat monetare të konfiskuara t’u shërbejnë më shumë qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin. Hapësira që dikur i përkiste një personi të lidhur me krimin, sot u shërben grave dhe të rinjve për të krijuar punime artistike e artizanale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre. Demo theksoi se “dobësimi i krimit është një mundësi shumë e mirë që ne të fuqizojmë komunitetet”, duke e lidhur këtë objektiv me përdorimin e pasurive të konfiskuara dhe partneritetin me organizatat që punojnë në territor....