Iluzioni i një bonusi

Iluzioni i një bonusi

Klodian Tomorri Në matematikën politike të Tiranës, miliardat e reja në buxhet tingëllojnë gjithmonë si triumf. Ndërsa qeveria prezanton projektbuxhetin e vitit 2027, retorika zyrtare është e përqendruar te bujaria: “dyfishim i bonusit”, “24 miliardë lekë fond shtesë” dhe “pensionistët në qendër të vëmendjes”. Por, kur zhurma e propagandës filtrohet përmes ekonomiksit bazë, shifrat tregojnë një histori tjetër. Të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbulojnë një paradoks të heshtur. Mes viteve 2016 dhe 2026, shpenzimet nominale për pensionet u rritën me gati 90%, nga 114.28 miliardë në 216.61 miliardë lekë. Në pamje të parë, kjo duket si një rritje e ndjeshme. Megjithatë, e matur si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto—treguesi i vërtë i përpjekjes fiskale të një shteti—torta për të...