“Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”/ Kontroll në qelinë e Veliajt pas publikimit të letrës për Ballukun
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Fieri, Belinda Balluku. Sipas informacioneve, gjatë kontrollit në qelinë e Veliajt nuk është gjetur send i paligjshëm. Ndërkohë që siç bën me dije avokati tij Plarent Ndreca në një intervistë për News 24, kryebashkiaku iu ka thënë se: “Lapsin, letrën dhe sensin e humorit nuk ma merrni dot”. “Zoti Veliaj më komunikoi në tetefon këtë fakt që direkt pas publikimit të letrës në media ka shkuar një kontroll blic nga drejtoria e Fierit. Dhe më ka komunikuar nga telefoni i burgut. Më ka njoftuar këtë informacion që tregon mënyrën se si sillet administrata...
Burimi:
gijotina.com