SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë për realizimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës, duke e cilësuar atë si një investim strategjik për sigurinë energjetike të vendit dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Përmes një reagimi publik, ambasada amerikane thekson se ky projekt do të kontribuojë në garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët shqiptarë, ndërsa njëkohësisht do të krijojë mundësi të reja investimi për kompanitë dhe punonjësit amerikanë. Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane, Skavica ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për sigurinë energjetike rajonale, duke hapur një rrugë të qartë për investime të besueshme. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj projektit të hidrocentralit...