Zhupa denoncon: Kushte skandaloze! 60 fëmijë në grup dhe myk në krevatet e kopshteve të Sarandës

Zhupa denoncon: Kushte skandaloze! 60 fëmijë në grup dhe myk në krevatet e kopshteve të Sarandës

Sarandës Drejtuesja politike e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka denoncuar gjendjen skandaloze në kopshtet publike të Sarandës. Zhupa ka ngritur shqetësimet lidhur me ambientet e brendshme duke thënë se në kopshte, krevatet janë të mykur dhe kushte të papërshtatshme për fëmijët. Zhupa ka rikthyer në vëmendje edhe denoncimin e saj të mëparshëm për mbipopullimin në kopshte, ku numri i fëmijëve arrinte deri në 70 në një grup, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi administrimin e fondeve publike nga Bashkia Sarandë. Sipas saj, vetëm për rikonstruksionin e kopshteve nr. 2 dhe 3 janë parashikuar rreth 51 milionë lekë fond limit, ndërsa për punimet në Metoq, Shelegar dhe Bërdenesh edhe 26.1 milionë lekë. Më tej Zhupa kërkon transparencë për paratë e shpenzuara, verifikim të menjëhershëm të kushteve në...