Vangjeli: Rama, ku shkuan 1.16 miliardë eurot e rindërtimit?  KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara

Vangjeli: Rama, ku shkuan 1.16 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH zbulon fonde të pashfrytëzuara

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence në fondet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Sipas saj, për periudhën 2019-2026 janë raportuar mbi 1.16 miliardë euro për rindërtimin, ndërsa të dhënat e KLSH-së tregojnë se realizimi i fondeve për tetëmujorin e vitit 2026 ishte vetëm 14.8%. Gjatë fjalës së saj, Vangjeli i kërkoi kryeministrit Rama të jetë transparencë për destinacionin e parave dhe arsyet pse, shtatë vite pas tërmetit, ka ende familje që presin në qiell të hapur. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Gjatë seancës plenare të kësaj jave, Kryeministri Edi Rama tha se ka një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse kjo Bashki ka dy vjet pa kokë. Ka dhe një...