No Image Available

Berisha shkund themelet e politikës: Rama dhe Balluku e duan Veliajn të vdekur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po pengojnë ndërhyrjen mjekësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit me një frakturë në këmbë. Në një reagim publik, Berisha e ka cilësuar çnjerëzor qëndrimin ndaj Veliajt, duke pretenduar se atij po i mohohet trajtimi i nevojshëm shëndetësor. Kreu i PD-së ka drejtuar akuza edhe ndaj prokurorëve, të cilët i kritikon për heshtjen përballë kësaj situate. Berisha u është drejtuar gjithashtu institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqin e Kuq, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre urgjente për të garantuar që Veliaj të marrë trajtimin mjekësor. Reagimi i plotë: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia! Lubia dhe Palloshi i...