I shkroi letër Ballukut/ Policia zbarkon në qeli, Veliaj: Lapsin dhe letrën nuk mi merrni dot
Efektivë të Policisë së Burgjeve kanë ushtruar kontrolle mesditën e kësaj të premteje në ambientet e paraburgimit të Fierit, ku ndodhet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas raportimeve mediatike, në fokus të kontrollit ka qenë pikërisht qelia e tij, pas publikimit të letrës drejtuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kontrolli është kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por sipas informacioneve të publikuara, nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm. Veliaj raportohet se ka ruajtur qetësinë dhe u është përgjigjur me ironi efektivëve, duke u thënë: “Lapsin dhe letrën nuk mi merrni dot!”. Avokati i tij, Plarent Ndreca, ka bërë të ditur se në orën 13:14 është telefonuar nga Veliaj përmes telefonit të burgut, i cili e ka informuar për kontrollin në qeli. Sipas...
Burimi:
ntv.al