Pas 36 vitesh na kthyet te dekretet e diktaturës’, Strazimiri: Po shkoni drejt fatit të Enver Hoxhës…
Deputeti i Partisë Demokratike, Genti Strazimiri, ka kundërshtuar ashpër në Komisionin e Ligjeve aktin normativ për tubimet, të propozuar nga mazhoranca socialiste, duke e krahasuar atë me dekretin presidencial 74-59 të kohës së Ramiz Alisë. Sipas Strazimirit, mazhoranca po përdor të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat argumente si regjimi komunist për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për protestë. Strazimiri akuzoi socialistët se po rikthejnë terminologjinë e diktaturës, duke përmendur konceptet e vandalizmit, prishjes së imazhit të vendit dhe ruajtjes së rendit publik. Ai u bëri thirrje deputetëve të rinj të mazhorancës të mos votojnë aktin normativ, i cili sipas tij do të përfundojë duke u shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, pasi opozita e ka dërguar tashmë për shqyrtim. Strazimiri: Duke sjellë të njëjtin argument...
Burimi:
gijotina.com