Berisha: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama–Lubia, jeta e Veliajt është në rrezik!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po pengojnë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore për Erion Veliajn, i cili ka frakturë në këmbë. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë qëndrim çnjerëzor dhe akuzon prokurorët për heshtje. Ai u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, OKB-në dhe Kryqin e Kuq, të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar trajtimin mjekësor të Veliajt. Reagimi i plotë: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama-Lubia! Lubia dhe Palloshi i saj i gjatë Edvin Balluku rikthejnë standardet më të zeza e më çnjerëzore të diktaturës më të egër në qëndrimin ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Të dashur miq, avokati i të burgosurit Erion Veliaj dhe së fundmi edhe vetë ai, me një letër...
Burimi:
gijotina.com