Gasperini do Muçin, Roma ofertë 22 mln euro Trabzonsporit për shqiptarin!
Me formën e shfaqur në Turqi me fanellën e Trabzonspor-it dhe në Nations League me Kombëtaren, Ernest Muçi i ka tërhequr vëmendjen një trajneri si Gian Piero Gasperini. Sipas medieve turke sulmuesi i Trabzonspor-it është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Romës. Mësohet se klubi italian, i cili këtë sezon rivalizon me Inter-in për titull, është i gatshëm që të paguajë 22 milionë euro për kartonin e shqiptarit.
Burimi:
javanews.al