Subvencionet për 48 mijë fermerë! Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
Fermerët prej më shumë se një muaji kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare, ku për këtë vit fondi për njerëzit e tokës qe 5.2 miliard lekë. Paratë fermerët edhe këtë vit do t’i marrin në dy këste, deri më tani 70% e fermerëve fitues kanë arritur të marrin 50% e parë të financimit që jep qeveria shqiptare. “Jemi në nivelin e 48 mijë fermerëve në total, nga të cilët 34 mijë kanë përfituar këstin e parë prej 50% të mbështetjes financiare. Procesi i shpërndarjes së fondeve vijon gradualisht, me qëllim që edhe fermerët e tjerë të përfitojnë mbështetjen që u takon“, tha Fatmir Guri, zv.ministër i Bujqësisë. Ndërkohë fermerët që kanë kërkuar mbështetje për skemën e financimit ende nuk janë disbursuar, kjo sepse...
Burimi:
javanews.al