Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!
Skënderbeu ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0. Skuadra korçare arriti të zhbllokojë sfidën që në minutën e 2-të. Një goditje këndi është shfrytëzuar nga Lagonidis, i cili goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin e rrogozhinasve. Formacioni i Nevil Dedes tentoi në minutat në vazhdim, por pa sukses, ndërsa në fundin e pjesës së parë Aleksi la skuadrën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Në pjesën e dytë Adjesa arriti të shënojë për rrogozhinasit, por gjithçka u ndal për një pozicion jashtë loje. Rastet nuk munguan në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një fitore e rëndësishme kjo për Skëndebeut që ngjitet në...
Burimi:
javanews.al