Trump: Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë me mjete diplomatike
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të premten se pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, është e qartë se ky i fundit dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë me mjete diplomatike. Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën. Ai foli edhe për takimin Trump-Putin dhe për bisedimet trepalëshe që sapo kishin përfunduar. “Unë shkoj mirë me Rusinë. Shkoj mirë me Kinën. Shkoj mirë me shumë njerëz”, u shpreh ai, sipas Euronews Albania, e cila raportoi për deklaratat e presidentit amerikan mbi luftën në Ukrainë dhe takimin me Putinin. Sipas Trump, gjatë takimit dypalësh presidenti rus shprehu qartë dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit me mjete diplomatike. Ai shtoi...
Burimi:
kohajone.com