Artikujt piroteknikë/ Qeveria propozon shtesë në ligj për tarifat e licencimit dhe autorizimeve

Artikujt piroteknikë/ Qeveria propozon shtesë në ligj për tarifat e licencimit dhe autorizimeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 73/2021, ‘Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë’”. Nisma ligjore u mor me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes. Projektligji i hartuar për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi, ndërhyn në nenin 24 të ligjit nr. 73/2021, duke shtuar pikën 7, e cila rregullon kostot administrative të procedurave të licencimit. Sipas tekstit të propozuar, “tarifat për të mbuluar kostot administrative të trajtimit të aplikimeve për licenca/autorizime caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Gjithashtu, neni përcakton qartë destinacionin financiar të këtyre pagesave, duke saktësuar se “të ardhurat e gjeneruara nga arkëtimi i këtyre tarifave derdhen në buxhetin e shtetit”. Afatet e zbatimit dhe hyrja...