‘Demokratët, arkitektët e fundit të së keqes’, Berisha: Protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët e ndërkombëtarët

‘Demokratët, arkitektët e fundit të së keqes’, Berisha: Protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët e ndërkombëtarët

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se demokratët janë arkitektët e fundit të së keqes.Deklarata e liderit demokrat u bë gjatë foltores së ripërtëritjes në Tiranë, ndërsa Berisha shtoi se protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët e ndërkombëtarët.‘Çdo e keqe ka një fund, kurrë nuk ka të keqe pa fund, dhe e vërteta është se ju jeni jo vetëm lajmëtarët, por dhe arkitektët e fundit të kësaj të keqeje’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha përpara të pranishmëve. Ne u përballëm jo vetëm me partinë-shtet, e cila, për të rrëmbyer zgjedhjet, njëlloj si Saied i Tunizisë, arrestoi në vitin elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri në ndjekje penale liderin e partisë së tretë, por organizoi, në shkelje flagrante të ligjeve të...