Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se normalizimi i marrëdhënieve fillon me pranimin e realitetit. “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL). Lista Studentore fitoi zgjedhjet në Serbi, duke mundur Partinë Përparimtare Serbe, e cila kishte qenë në pushtet për 14 vjet. Në pjesën e programit kushtuar interesave kombëtare, Lista Studentore thotë se do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta lejojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Me pranimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023, Serbia u...