Greqia mbledh në Athinë ministrat e Jashtëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Greqia mbledh në Athinë ministrat e Jashtëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Greqia do të mbledhë të hënën, më 23 nëntor, në Athinë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të BE-së që bëjnë pjesë në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.për të diskutuar përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Takimi, i thirrur me nismën e ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, zhvillohet vetëm dy ditë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në tryezën e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor dhe Partnerët e Ballkanit Perëndimor” do të diskutohen hapat për avancimin e procesit të anëtarësimit dhe mënyrat për të ruajtur zgjerimin e BE-së si një prioritet politik evropian. Takimi merr rëndësi edhe në kuadër të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, të parashikuar për gjysmën e dytë të vitit 2027, periudhë gjatë së...