Kreu i Tatimeve i përgjigjet Spiropalit: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan inspektorët

Kreu i Tatimeve i përgjigjet Spiropalit: Deputetja dhe bashkëshorti kërcënuan inspektorët

Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj ka reaguar këtë të premte pas akuzave që deputetja e PS-së, Elisa Spiropali adresoi në ”Top Story”, duke deklaruar se ai në bashkëpunim me Belinda Ballukun e kishin kërcënuar dhe i kishin bërë presione. Binaj shkruan se me Ballukun nuk ka zhvilluar kurrë asnjë takim, por sipas tij ka qenë Spiropali dhe bashkëshorti i saj kanë ushtruar presion ndaj Tatimeve dhe inspektorëve pasi në kontrollet që janë ushtruar në bizneset e saj janë ”evidentuar dyshime të arsyeshme për evazion tatimor të përmasave të mëdha”. Qëndrimi i plotë Unë jam një qytetar shqiptar që i jam përgjigjur thirrjes për t’i shërbyer vendit pas vitesh në SHBA, ku kam punuar në fushën e auditimit financiar. Nga data 23 shtator 2024, kur kam...