Kosova me zemër dhe Shqipëria me llogari, Diant Ramaj bëhet gati për të vendosur të ardhmen
Diant Ramaj pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Portieri i talentuar, i cili aktivizohet në futbollin europian, është në qendër të vëmendjes së Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas një informacioni të Kosovo Football, Ramaj ka Kosovën si opsionin e tij të preferuar, por gara për vendin e titullarit në portë mbetet një faktor që e mban ende Shqipërinë në lojë. Kështu, kuqezinjtë nuk kanë dalë jashtë garës për të siguruar shërbimet e gardianit. Megjithatë, koha për të marrë një vendim po afron. Gjithçka pritet të qartësohet përpara grumbullimit të muajit mars, ku Ramaj do të jetë i veshur me fanellën e njërës prej dy përfaqësueseve, Kosovës ose Shqipërisë. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për të dyja...
Burimi:
sportekspres.com