ZBULIMI kundër kancerit të pankreasit, vetëm një pilulë zvogëlon dhe zhduk tumoret

ZBULIMI kundër kancerit të pankreasit, vetëm një pilulë zvogëlon dhe zhduk tumoret

BRITANI E MADHE-Një pilulë që mund të zvogëlojë dhe ndoshta të eliminojë tumoret e pankreasit po cilësohet si përparimi më i madh prej dekadash për trajtimin e kësaj forme kanceri. BBC shkruan se një në 12 pacientë që morën ilaçin daraxonrasib gjatë një studimi klinik, kanceri u kthye në të padallueshëm, ndërsa tumoret ndaluan së rrituri në pothuajse të gjithë 61 pacientët pjesëmarrës në studim. Pjesëmarrësit ishin diagnostikuar kohët e fundit me kancer të avancuar të pankreasit, i cili ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Kanceri i pankreasit është i njohur për vështirësinë e trajtimit dhe ka shkallën më të ulët të mbijetesës nga të gjitha kanceret e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse kimioterapia mund t’i zvogëlojë pak tumoret, kanceri shpesh...