Marok/ Grupi francez rilançon projektin e karburantit sintetik prej 4,5 miliardë eurosh në Dakhla!
Grupi francez i energjisë MGH Energy synon të përshpejtojë zhvillimin e një impianti prodhimi karburanti sintetik prej 4.5 miliardë eurosh në rajonin Dakhla të Saharasë Perëndimore, i administruar nga Maroku. Projekti, i quajtur Janassim dhe i zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë marokene Holsatek, ka një kapacitet prodhimi prej afërsisht 300,000 ton karburante në vit, kryesisht për aviacionin dhe transportin detar. Sipas raporteve të shtypit të biznesit maroken, kompania synon të shfrytëzojë progresin e bërë në Francë, ku një tjetër projekt i saj industrial është përzgjedhur nga Komisioni Evropian në kuadër të Fondit të Inovacionit, për të tërhequr investitorë të rinj dhe për të përshpejtuar ndërtimin e impiantit Dakhla. Projekti Janassim, i zhvilluar nga dega MGH Energy Maroc në bashkëpunim me Holsatek, pronar i markës së...
Burimi:
javanews.al