Deputeti shqiptar: Të gatshëm për dialog me qeverinë e re serbe, por pa hequr dorë nga kërkesat tona
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Beograd dhe pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria e re e dalë nga fitorja e listës studentore. Memeti e cilësoi përvojën e tij të parë në Kuvend si të veçantë, ndërsa kritikoi debatet e gjata për zgjedhjen e kryetarit të ri. “Ka qenë debat i stërzgjatur, tri ditë të lodhshme, debat koti, vetëm për të prolonguar votimin e kryetarit të ri të Kuvendit”, u shpreh ai për ”A2cnn”. Memeti theksoi se përfaqësuesit shqiptarë janë të hapur për bashkëpunim, por mbeten të vendosur në kërkesat e tyre. “Ne e kemi një platformë, e kemi nënshkruar si koalicion shqiptar dhe asaj platforme i qëndrojmë mbrapa. Jemi të gatshëm të...
Burimi:
kohajone.com