Arrestohet inspektori i IMT, i dënuar në Itali për vjedhje me armë

Arrestohet inspektori i IMT, i dënuar në Itali për vjedhje me armë

Policia e Tiranës ka arrestuar 41-vjeçarin Miklovan Arapi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi është dënuar me 6 vite burg. Gjykata e Apelit të Romës e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”. Miklovan Arapi është edhe inspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT)