Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar Edi Ramën për situatën ekonomike në vend dhe qëndrimin e tij ndaj protestave të cilat vijojnë prej 174 ditësh. Salianji rendit një sërë problematikash që, sipas tij, tregojnë përkeqësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, duke nisur nga rritja e çmimit të energjisë, naftës dhe ujit, deri te shtimi i taksave, mbyllja e bizneseve dhe largimi i shqiptarëve nga vendi. Ai ndalet veçanërisht te fakti se, sipas tij, 300 mijë shqiptarë nuk arrijnë të sigurojnë as një vakt në ditë, ndërsa akuzon Ramën se, në vend që të japë llogari për qeverisjen, u kërkon qytetarëve të shpjegojnë arsyet pse dalin në protestë. Postimi Kur nuk i kërkon llogari për...