Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës
Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale. Njëri prej tyre dyshohet se ka grabitur një taksist nën kërcënimin e një mjeti prerës, ndërsa dy të tjerët janë kapur në Portin e Durrësit me lëndë dhe fara të dyshuara narkotike kanabis. Operacioni i parë, i koduar “Reagimi”, u finalizua në lagjen nr. 14 të qytetit. Në pranga ra një 34-vjeçar me inicialet Xh. S., i cili dyshohet se ka kërcënuar me një mjet prerës një taksist 30-vjeçar dhe i ka marrë atij celularin, një shumë parash dhe çelësat e automjetit. Ndërkohë, në kuadër të operacionit të dytë, të koduar “Yellow Line”, Policia Kufitare dhe strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim...
Burimi:
gijotina.com