35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

35-vjeçari shqiptar dërgohet në gjendje të rëndë në spital, konsumoi ëmbëlsirën me grerëzën brenda

Një 35-vjeçar shqiptar është transportuar me urgjencë në spitalin Torrette në Ankona të Italisë, pasi u pickua nga një grerëz në brendësi të gojës, teksa po konsumonte mëngjesin në një bar pranë portit. Ngjarja ndodhi në momentin kur shqiptari po bëhej gati të konsumonte një ëmbëlsirë me krem pastiçerie. Një grerëz ishte vendosur mbi ëmbëlsirë, por 35-vjeçari nuk e vuri re praninë e insektit dhe e kafshoi atë. Në atë moment, grerëza e pickoi në brendësi të zgavrës së gojës, duke i shkaktuar dhimbje të forta. Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e Kryqit të Verdhë (Croce Gialla), së bashku me autoambulancën, të cilat i dhanë ndihmën e parë. Më pas, i riu u transportua në spitalin Torrette, me kod urgjence të gravitetit mesatar....