Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të Erion Veliajt. Sipas tyre, ndryshe nga sa thotë Veliaj, ai është vizituar disa herë për këmbën dhe është arritur në përfundimin se opracioni për të nuk është emergjent. Institucioni thotë se kryebashkiakut i janë kryer konsultat dhe ekzaminimet mjekësore dhe se ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar për të hënën, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier. Më tej, institucioni thekson gjithashtu se mjekut të zgjedhur nga vetë Veliaj i është krijuar mundësia të jetë i pranishëm gjatë konsultës dhe ndërhyrjes, por ai nuk është paraqitur në vizitën e planifikuar më 18 nëntor. “Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe personelit shëndetësor për garantimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor të...
Burimi:
gijotina.com