Dy shqiptarë në Parlamentin e Serbisë/ Kush është Visar Mehmeti, deputeti që i bashkohet Shaip Kamberit
Shqiptarët do të kenë këtë vit dy përfaqësues në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi është tashmë një emër i njohur, ndërsa përkrah tij do të ulet për herë të parë Visar Mehmeti, juristi nga Presheva që vjen nga drejtimi i Alternativës për Ndryshim. Të dy siguruan mandatet nga lista e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, ku Kamberi ishte i pari dhe Mehmeti i dyti. Emrat e tyre figurojnë në vendimin zyrtar të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve. Për Mehmetin, hyrja në Kuvend është një përvojë e re, por angazhimi publik ka nisur shumë më herët, mes aktivizmit për të drejtat e njeriut dhe politikës lokale në Preshevë. Kush është Visar Mehmeti? I lindur në vitin 1983, Mehmeti është jurist i diplomuar dhe banon...
Burimi:
syri.net