Letra nga Veliaj për Ballukun, Burgjet tregojnë spitalin dhe datën ku do të bëhet operimi: Ndërhyrja nuk është urgjente

Letra nga Veliaj për Ballukun, Burgjet tregojnë spitalin dhe datën ku do të bëhet operimi: Ndërhyrja nuk është urgjente

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për herë të parë pas letrës publike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj drejtuar Belinda Ballukut, duke dhënë sqarime mbi gjendjen e tij shëndetësore, konsultat mjekësore dhe ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuar për datën 23 nëntor. Sipas njoftimit zyrtar, Veliaj është ekzaminuar nga disa mjekë specialistë pas shqetësimeve të raportuara në kavilien e majtë. Pas konsultave dhe ekzaminimeve imazherike, mjekët kanë rekomanduar kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila nuk është vlerësuar si emergjente. Drejtoria e Burgjeve bën të ditur se operacioni është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 23 nëntor, në Spitalin Memorial të Fierit, ndërsa një ditë më parë, më 22 nëntor, Veliaj pritet t’u nënshtrohet analizave dhe procedurave përgatitore. Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve...